Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar.
Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 01:20.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, humbi jetën shtetasi me inicialet I. L., 48-vjeç.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22-vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48-vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, njofton policia.
