Në orët e para të mëngjesin e sotëm rreth orës 01:55, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, e për pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçar.
Sipas informacioneve policore, shkak i aksidentit ka qenë dalja nga rruga e motomjetit që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71-vjeç, banues në fshatin Toç, duke shkaktuar vdekjen e tij menjëherë.
Njoftimi:
“Rreth orës 01:55, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71-vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.