Aksident me vdekje në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen, është regjistruar në Lezhë në vendin e njohur si Kryqëzimi i Rrilës.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, ku shtetasi me iniciale I. M., 46-vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur, një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërkohë sipas policisë vijonë hetimet për zbardhejn e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.02.2026 14:48