Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 44-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:00, një aksident me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari, është regjistruar në Fushë-Krujë.

Mësohet se N. K., 58-vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A. L., 44-vjeç.

Policia njofton se po kryhen veprimet procedurale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

“Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44-vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.10.2025 11:43