Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, ku një 75-vjeçar humbi jetën pas përplasjes me një automjet.
Siç njofton policia, është vënë në pranga shtetasi me iniciale Q. B., 70-vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
70-vjeçari me automjetin tip “Benz” që drejtonte ka përplasur për vdekje shtetasin me iniciale F. B., 75 vjeç, teksa ky i fundit lëvizte me biçikletë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70-vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti tip “Benz” që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75-vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.