Aksident me vdekje në Cërrik, kamioni përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Cërrik-Shalës, ku një kamion ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar.

U raportua se 70-vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë në momenti që është përplasur nga kamioni.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit.

Njoftimi i Policisë

Cërrik/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 5.11.2025 16:24