Aksident me vdekje në Bilisht (EMRI)

Ditën e sotme rreth orës 11:10, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në qytetin e Bilishtit.

Sipas të dhënave paraprake, makina me drejtues shtetasin Besim Stena 67-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Besar Kyçyku, 25-vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, 67-vjeçari Stena.

Devoll/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25-vjeç.


Shtuar 1.06.2025 12:44