Aksident me tre të lënduar në Maliq, nëna me dy djemtë dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec, konkretisht në Maliq. Në aksident është përfshirë një fugon dhe një mjet me targa greke. Nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore pasagjerët e mjetit me targa greke, nëna me dy djemtë e saj.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2022, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasit Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com