Aksident me katër të lënduar Shkodër, si është gjendja e tyre

Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Hani i Hotit- Shkodër, në afërsi të fshatit Omeraj.

Një automjet tip Nissan me drejtues shtetasin D.B, është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtuese shtetasen O.Q.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, kanë mbetur të plagosur të dy shoferët dhe dy pasagjerët e mjetit Volksëagen, respektivisht shtetasit A.Q dhe H.V.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, të plagosurit ndodhen momentalisht jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani  i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj,  automjeti  tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volksëagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip  Volksëagen, konkretisht shtetasit  A. Q., dhe H. V.,  të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 16:53