Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në askin rrugor Lushnjë – Berat. Një mjet tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 5 persona, anëtarë të së njëjtës familje.
Drejtuesi i mjetit është me lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerët janë nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit./albeu.com