Aksident masiv në Rrugën e Arbërit, plagosen rëndë disa persona, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit. Dy automjete u përplasën në fshatin Xibër ndërsa disa persona mbetën të plagosur.

Sipas raportimeve për media, të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Deri tani mësohet se shkak i aksidentit është bërë ndalimi i papritur i një automjeti që u bë shkak i përplasjes masive.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 25.10.2025 17:45