Aksident i trefishtë në Tiranë! Humb jetën tragjikisht motoristi 38-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë. Një 38-vjeçar O.Gj., sipas policia ka humbur jetën teksa drejtonte motorin e tij.

Siç bën me dije policia, motomjeti i viktimës është përfshirë në një aksident me dy automjete në Unazën e Madhe.

Drejtuesit e dy automjeteve GJ.L. dhe A.Sh., ndodhen në vendngjarje dhe po japin shpjegime për grupin hetimor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Shtuar 5.12.2025 22:15