Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të premte në rrugën Lezhë-Laç. Burime bëjnë me dije se për arsye ende të paditura, tre makina janë për plasur me njëra-tjetrën.
Për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz. Sakaq mësohet se nga aksidenti është bllokuar trafiku në rrugë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/