Aksident pranë Drejtorisë së Patentave në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin hyrës për në qytetin e Fierit, ku janë përplasur dy makina me njëri-tjetrën e më pas kanë goditur edhe një tjetër automjet.
Njëri prej tyre është përplasur edhe me një shtylle ndriçimi. Tre automjetet e përfshirë në aksident janë të markës “Mercedes Benz”.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve paraprake, mësohet se njeri prej automjeteve, me targë AA 853 BI lëvizte me shpejtësi më të lartë se norma e lejuar ndërsa ka goditur makinën tjetër me targë AA 140BR që dilte nga parkimi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa aksi kryesor hyrës për në qytet është bllokuar totalisht. Dëmet materiale janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
