Aksident i trefishtë në Elbasan, kamioni përfundon në kanal, raportohet për disa të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e sotme në afërsi të Elbasanit. Burime për media bëjnë me dije, se incidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërsa 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 drejtuesit e automjeteve, ndërsa janë dërguar për të marrë ndihmë të menjëhershme mjekësore në spitalin e Elbasanit. Të plagosurit mësohen se aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara, shihet se kamioni ka dalë plotësisht nga rruga duke “u ngulur” me kokë në kanalin anësor, ndërsa mjeti tip fouristradë është shkatërruar totalisht si pasojë e përlasjes. Gjithashtu, audi i bardhë është dëmtuar, por duket se dëmtimet për të kanë qenë më të pakta, pasi ka mundur që të shmanget.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të trefishtë.


Shtuar 26.08.2024 17:57