Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Bilisht, plagoset efektivi i policisë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Belorta, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë rrugore, i cili dyshohet se ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes.

Të lidhura

None found

Polici i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti janë shkaktuar gjithashtu dëme të shumta materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shtuar 11.04.2026 21:20