Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Cakran, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që dëmet materiale mbeten të konsiderueshme.
