Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po lëvizte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Ende nuk dihet sa persona ndodheshin në automjet, por raportohet se shoferi ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila pritet të japë më shumë detaje mbi shkaqet e aksidentit.
