Aksident i rëndë/ Plagosen 9 persona, mes tyre dhe fëmijë

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në Poloni, ku një autobus me pasagjerë ukrainas është përplasur, e si pasojë janë plagosur rëndë 9 persona.

Përplasja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në zonën e Sëiebodzin në Poloninë perëndimore.

Pesë nga pasagjerët u plagosën rëndë, mes tyre katër fëmijë të moshës 2 deri në 15-vjeç.

Kujtojmë së në qershor, katër persona u shtruan në spital pasi një autobus me 57 ukrainas në bord, u aksidentua pranë qytetit të Konstancës në Rumani.

Dyzet e dy nga pasagjerët në autobus ishin të mitur ukrainas, dy prej të cilëve u shtruan në spital pas aksidentit.


Shtuar 20.07.2024 15:47