Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vorë. Mësohet se një automjet ka “fluturuar” nga autostrada në rrugën dytësore.
Si pasojë e aksidentit, mësohet se një person ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64-vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.