Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas për vdekje 17-vjeçarin (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, një automjet tip “Porcshe”, ka shytpur 17-vjeçarin Leandro Shametaj, teksa ishte duke kaluar në rrugë.

Shoferi dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur.

Familjarët janë në spital dhe kërkojnë të tërheqin kufomën, por deri tani nuk marrin asnjë përgjigje dhe i kanë lënë në pritje.

Në spitalin e Vlorës, është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.

Situata është shqetësuese, pasi vonesa po zgjat ndjeshëm dhe po shkakton tension mes familjarëve.


Shtuar 28.10.2025 07:40