Aksident i rëndë në Vlorë, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

Paraditen e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë tre persona të dëmtuar janë dërguar në spital.

Të lidhura

None found

Policia e Vlorës ka shkuar në vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 3 persona janë dëmtuar, dy djem dhe një vajzë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.


Shtuar 30.05.2024 12:38