Aksident i rëndë në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të fshatit Pezë Helmës në afërsi të Tiranës.

Sipas raportimeve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa bëhet me dije se një prej automjeteve të përfshira në aksident është taksi. Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident.

Nga ky aksident ka dhe persona të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Shtuar 1.07.2025 19:27