Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm te Liqeni Artificial i Tiranës.
Një automjet luksoz tip BMW është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.
Makina ka thyer barrierat në “Rrugën e Kosovarëve” dhe është ngjitur në digën e Liqenit e më pas është përplasur me murin anësor.
Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.
Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet dhe nëse ka të lënduar pasi drejtuesi i BMW është zhdukur nga vendi i ngjarjes.
Sakaq, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për aksidentin.
/Albeu.com/