Mëgjesin e sotëm, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi.
Gjithashtu, nga aksidenti, kanë mbetur të lënduar dy pasagjerët që ndodheshin në mjet.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com