Këtë të hënë rreth orës 12:10, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje , është regjistruar në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se automjeti i drejtuar nga shtetasi P. K., 62-vjeç, ka përplasur shtetasen F. M., rreth 70-vjeçe, e cila ishte duke ecur në këmbë.
Për shkak të plagëve të marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.