Paraditen e sotme, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, një motomjet me drejtues një 24- vjeçar, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56- vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçari është transportuar drejt Tiranës.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 22.02.2024, rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24- vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56- vjeç. Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.