Këtë të enjte rreth orës 14:00, një aksident me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari, është regjistruar në aksin rrugor Peqin -Elbasan.
Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajove dhe janë përshirë dy automjete.
Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge, duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur. Burime bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku.
I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak të plagëve të shumta.
Ai u përplas nga automjeti tip Volksëagen golf. Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46-vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petrit 41-vjeç.