Aksident i rëndë në Pejë/ Makina përplaset me shtyllën, humb jetën një person

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një person.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se viktima është se shoferi i makinës. Mjeti mësohet se ka goditur shtyllën e ndriçimit.

Si pasojë e plagëve shoferi ka ndërruar jetë në spital. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 05:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila ka goditur shtyllën e ndriçimit rrugorë, si pasojë e këtij vetaksidenti ngasesi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Rugova.


Shtuar 22.08.2025 09:01