Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Maliq. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një të moshuar i cili lëvizte me biçikletë.

I.S., 65 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Ndërsa drejtuesi i automjetit “Volksëagen”, B.M., është shoqëruar nga policia në komisariat ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 23.12.2025 17:55