Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas motorin, drejtuesi niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Lushnjës.

Sipas raportimeve, një automjet përplasi një motor dhe për pasojë u plagos drejtuesi i saj.

I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor pritet të zbulojë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 12.12.2025 21:00