Aksident i rëndë në Lezhë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Xhenjo.

Deri tani raportohet për një viktimë dhe disa persona të plagosur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në vendin e aksidentit ndodhen forcat e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për të menaxhuar situatën.


Shtuar 12.02.2025 16:24