Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Viktima mbetën Anxhelo Ruçi, 27-vjeç, Martin Dulaj, 25-vjeç si edhe Klejdi Myftari, 24-vjeç.
E plagosur rëndë mbeti Arsida Demiri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

