Aksident i rëndë në Levan të Fierit/ Ambulanca përplaset nga kamioni, 4 persona të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se ambulanca e Skraparit është përplasur nga një kamion, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodheshin në ambulancë. Ata janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Raportohet se për shkak të aksidentit, është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 7.05.2025 16:06