Aksident i rëndë në Laç/ Humb jetën 25-vjeçari, plagosen dy të tjerë (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, një aksident i rëndë i regjistruar në qytetin e Laçit, ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacioneve policore, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh.

Automjeti me drejtues shtetasin Aron Zymaj, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gentjan Xhaferri, 23-vjeç.

Në mjetin e 23-vjeçarit mësohet se udhëtonin si pasagjerë 23-vjeçari Leandro Fufi dhe 25-vjeçari Elinor Tusha, i cili na ndërruar jetë.

Policia bën me dije se Xhaferri dhe Fifi janë dërguar për ndihmë mjekësore të Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa është shoqëruar në komisariat Aron Zymaj.

Njoftimi:

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23-vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23-vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Shtuar 20.01.2026 07:56