Aksident i rëndë në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

Paraditen e kësaj të shtune, është regjistruar një aksident i rëndë automobilistik në autostradën Kukës -Milot, në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”.

Autoritetet policore raportojnë se automjeti me drejtues shtetasin B. K., 54-vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Zh., rreth 63-vjeç, banues në Kukës, i cili ka qenë duke kaluar trafikndarësen.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, raportohet edhe se drejtuesi i automjeit të është shoqëruar në komisariatin e Kukësit, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.


Shtuar 31.05.2025 12:09