Mbrëmjen e djeshme, një 17-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Dukagjin i Ri të Krujës.
Mësohet se një 22-vjeçar, i cili po lëvizte me çiklomotor ka goditur një 17-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Për pasojë e plagëve të marra, 17-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
22-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.