Aksident i rëndë në Kamëz/ Përplasen dy automjete, humb jetën 36-vjeçari

Mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 07:50, një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Kamëz.

Ngjarja ndodhi në Valias, ku dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i një prej makinave, 36-vjeçari me inicialet Y. L.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36-vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 25.09.2024 09:02