Mëngjesin e sotëm, një aksident me vdekje, është regjistruar rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz.
Një 23-vjeçar, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Sakaq, Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi:
“Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.