Ditën e sotme rreth orës 06:30 në Kalimash, një 37-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën, në mënyrë aksidentale në galerinë e kromit në Kalimash.
Paraprakisht, mësohet se 37-vjeçari, ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.
Për pasojë kamioni është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e tij.
Në vendngjarje janë grupet e ekspertëve të policisë, për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.
Kukës/Informacion paraprak
“Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37-vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.