Mesditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën nacionale Vlorë-Fier, pranë një karburanti, kur një motomjet tip ‘Piaggio’, me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasojë kanë dalë jashtë rruge.
Policia vendore bëri me dije se mjeti është përplasur me shtyllën elektrike fillimisht dhe me një shtyllë tjetër druri.
Kjo përplasje ka qenë fatale, pasi kanë mbetur të dëmtuar rëndë dy persona, për momentin të paidentifikuar, të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal Vlorë, teksa njëri prej tyre për fat të keq humbi jetën.