Aksident i rëndë në Gjirokastër, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër – Tepelenë.

Një endacake, këmbësore, është përplasur për vdekje nga një automjet në Humelicë.

Hëna Maxhalaku, rreth 60 vjeç, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se viktima viktima po ecte në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit mësohet se është me profesion mjek.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.


Shtuar 8.11.2024 21:08