Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Fier.
Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.