Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë një person

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në Fier.

Sipas burimeve për albeu.com, mësohet se në aksin Fier-Tepelenë, parnë fshatit Kafaraj motori ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasje, këmbësori ka ndërruar jetë në vend. Sipas njoftimeve të policise Fier Q. Troka, 73 vjeç ka dashur të kalojë rrugen, ndërsa është përplasur nga motorri dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet gjithashtu se është plagosur drejtuesi i motorit dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 11:48