Aksident i rëndë në Fier, makina përplaset me murin, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Cakran-Gorishovë në Fier.

Sipas raportimeve, një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 30.07.2025 17:22