Pak më parë, një aksident i rëndë ka ndodhur në Levan të Fierit, ku janë plagosur disa persona.
Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ku si pasojë mbetën të plagosur pesë persona. Fatkeqësisht, një prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve për ta shpëtuar.
Viktimë e aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 ka mbetur drejtuesi i një prej makinave, 51-vjeçari Luftar Braçe.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe shkakut që çoi në ngjarjen e rëndë.
“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçe, 51-vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Luftar Braçe dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë”, njoftoi policia.