Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Cakranit, në Fier, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet tip “Mercedes” dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës, duke thyer edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.
Si pasojë e përplasjes, dy efektivë të FNSH-së që ndodheshin në furgon janë shoqëruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
