Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:55, një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe dhe ka përfunduar në një lokal, pranë kryqëzimit që lidh stadiumin “Elbasan Arena” me Parkun “Rinia”.
Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët ndodheshin në lokal në momentin e përplasjes.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.