Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 13 të Durrësit në rrugën “Martin Camaj”.
Sipas informacioneve policore, automjeti i drejtuar nga shtetasi R. L., 37-vjeç, ka përplasur automjetin e drejtuar nga shtetasja T. Ç., 49-vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi R. L. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja e saj, K. D., kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për kujdes mjekësor.
Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi:
“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49-vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.