Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës.

Sipas burimeve një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet tip “Audi”.

Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka pritur më pas policinë në vendin e ngjarjes.

Ambulanca e ka dërguar në spital të riun i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 29.06.2025 23:13